Kush Jemi Ne
Në vitin 1992, themeluesi ynë Z. Refki Zogaj filloi aktivitetin afarist si farmaci bujqësore në qytetin e Suharekës, duke krijuar “Kooperativa Bujqësore Agronomi”. Qëllimi ishte furnizimi i fermerëve lokal me inpute bujqësore. Vlen të theksohet se kjo ishte njëra ndër farmaçitë e para bujqësore në Kosovë.
Pas luftës, Agronomi pothuajse tërësisht kishte pushuar aktivitetin pasi që objektet ishin djegur tërësisht. Biznesi filloi sërish nga zeroja, këtë herë me depo me shumicë në autostradën Prizren-Suharekë. U krijuan partneritete me kompani evropiane të njohura në fushën e inputeve bujqësore siç janë Bayer, Pinus, Syngenta, Karsia, Unichem, Semenarna Ljubljana dhe të tjera.
Rritja Jonë
Agronomi ndërtoi depo të re në afërsi të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe rreth 1000m², bashkë me lokacione të dedikuara me pakicë.
Në vitin 2010, Z. Refki Zogaj bleu degën kosovare të Semenarna Ljubljana dhe themeloi Semenarna SHPK, duke zgjeruar familjen tonë të biznesit me tregtimin e farërave të ndryshme dhe plehrave.
Agronomi ndërtoi depon tonë logjistike me kapacitete moderne prej 3000m² në Zonën Industriale, Suharekë — vendbanimi ku gjithçka filloi. Hapësirat përfshijnë 500m² hapësirë administrative, 2000m² hapësirë magazinuese të pajisur me rafte industriale, dhe hapësirë magazinuese me regjim të kontrolluar të temperaturës.
Në të njëjtën kohë, kompania kaloi nga ndërmarrje individuale private në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nën emrin AGRONOMI GROUP.
Sot
Sot, Agronomi Group SHPK, së bashku me kompaninë tonë motër Semenarna SHPK, janë ndër furnizuesit kryesor të tregut të Republikës së Kosovës me materiale riprodhuese bujqësore siç janë:
- Farëra të ndryshme të perimeve, luleve dhe drithërave
- Plehra artificiale dhe kristalore
- Substrate profesionale dhe hobi
- Produkte për mbrojtjen e bimëve
- Fidane të pemëve, luleve dhe rrushit
Me krenari përfaqësojmë kompani të njohura nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, siç janë: Albaugh, Certis Belchim, Globachem, ISK, Karsia, Unichem, General Copper, Hortusi, Seminart, Bc institute Zagreb, Klasmann Deilmann, Tercomposti, Karintia, Panamerican Seeds, Syngenta flowers, Schneider youngplants, Agrotar, Top Onions, Royal ZAP, Picount, Pestila, dhe të tjera.
Ekipi Ynë
Sot, kompanitë tona punësojnë rreth 20 punëtorë të rregullt dhe rreth 20 punëtorë sezonal, duke përfshirë ekonomistë, agronomë, punëtorë magazinash, agjentë shitjesh dhe të tjerë.
Një flotë prej 15 automjetesh transporti, nga të vogla deri te të mëdha, na mundëson të jemi fleksibël për rreth 500 klientët tanë në tërë Kosovën.
Kompanitë tona kanë depo funksionale në tri lokacione kyçe në territorin e Republikës së Kosovës: Suharekë, Prizren dhe Lipjan.






